Berisha: Shtetësi shqiptare bashkëkombësve

Berisha: Shtetësi shqiptare bashkëkombësve

Kreu i qeverisë, Sali Berisha ka njoftuar sot vendimin e fundit të qeverisë për dhënien e shtetësisë për të gjithë bashkëkombasit që jetojnë në hapësirën e Shengenit. Nga ky proces nuk përjashtohen as shqiptarët e Kosovës, për të cilën Berisha deklaroi se janë banorë të një shteti të pavarur e në proces të shëndetshëm me

Kreu i qeverisë, Sali Berisha ka njoftuar sot vendimin e fundit të qeverisë për dhënien e shtetësisë për të gjithë bashkëkombasit që jetojnë në hapësirën e Shengenit. Nga ky proces nuk përjashtohen as shqiptarët e Kosovës, për të cilën Berisha deklaroi se janë banorë të një shteti të pavarur e në proces të shëndetshëm me BE-në.

Në mbledhjen e sotme të qeverisë, Berisha deklaroi se nuk është Shqipëria por Brukseli ai që vendos për lëvizjen e lirë të shqiptarëve të Kosovës.

“Vendimi që u bllokua prej më shumë se katër muajsh për shkak të zgjedhjeve. Ka të bëjë me procedurat për njohjen e shtetësisë shqiptare nga persona me origjinë shqiptare me përjashtim të shtetasve të republikës së Kosovës, që janë shtetas në një shtet të pavarur e për të cilët qeveria jonë nuk ka autoritet pa një marrëveshje mes dy qeverive dhe për faktin se Kosova është tani në një proces shumë të shëndetshëm, pas firmosjes së marrëveshjeve me Serbinë. Ky vendim shtrin efektin e tij për të gjithë shqiptarët që jetojnë në hapësirën e Shengenit, me marrëdhenie vizash të njëjta me Shqipërinë me zonën e Shengenit. Me këtë akt Shqipëria është vendi i fundit që ofron bashkëkombësve të vet atë që të tjerët ua kanë ofruar vite më parë në rajon. Ky akt nuk duhet të konsiderohet si një akt tjetër veçse në interesin më të mirë të shqiptarëve, të paqes e stabilitetit ku ata janë”- tha ai.

Berisha kujtoi se këtë e kishte shpallur dekret që në vitin 1992, në të cilin përfshihej edhe Kosova, asaj kohe nën regjimin e Millosheviçit.

 /Erilda Sulika/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar