Berisha : Rimbursim për çdo produkt

Berisha : Rimbursim për çdo produkt

Kryeministri Sali Berisha, shpreh vlersimin e tij, për punën e fermerëve të zonës së Lushnjës, duke i vlersuar ata për mundin dhe djersën që kanë hedhur në ngritjen e kulturave bujqësore. Gjithashtu kreu i qeverisë, në këtë takim, inaguroi rrugën Lushnje – Vashaj. “Ftoj shqiptarët të vijnë në këtë komunë e të sodisin, të gjithë

Kryeministri Sali Berisha, shpreh vlersimin e tij, për punën e fermerëve të zonës së Lushnjës, duke i vlersuar ata për mundin dhe djersën që kanë hedhur në ngritjen e kulturave bujqësore. Gjithashtu kreu i qeverisë, në këtë takim, inaguroi rrugën Lushnje – Vashaj.

“Ftoj shqiptarët të vijnë në këtë komunë e të sodisin, të gjithë do mësojnë, urdhëroni serat në shpate, nuk ka fushë, ka vetëm kodër, fermerët e kanë qëndisur bukur shpatet e kodrave. Çfarë bëni ju për të nxjerrë të mira nga balta e tokës suaj, duke e vaditur me djersën dhe mundin tuaj, kodrat qendisen me ullishte, dru frutorë, këtu ju jeni Evropa, se ajo që ju mungon ju këtu, çfarë keni pasur ju në duart tuaja e keni ndërtuar, rruga është e vonuar, ajo po ndërtohet se e meritoni. Kjo rrugë për buxhetin nuk është e pakushtueshme, 1.1 miliardë lekë, po edhe 10 miliardë po të kushtonte ju e meritoni plotësisht” – shtoi Berisha.

Berisha deklaroi se në 4 vitet që ikën janë financuar  42 mijë fermerë, dhe shifra do të shkojë deri në 165 milionë dollarë.

Kreu i PD vazhdoi fjalimin e tij duke u premtuar banorëve  se në mandatin tjetër do ti rimbursojë ata  me para në dorë  për cdo produkt  që do të përdoret për prodhim, akciza e naftës që përdoret në bujqësi dhe do të miratohet projekti i vaditjes.

/Armela Ago/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar