Berisha-Ramës: Fundi yt do jetë në ujërat e Lanës!

0

Ish-kryeministri Sali Berisha, gjatë fjalës në cadrën e protestës së Partisë Demokratike në ditën e 41-të saj, paralajmëroi kryeministrin Edi Rama, se ai meriton të kalbet gjithë jetën në burg.

Berisha ka qenë më i ashpër se kurrë, teksa theksoi për Ramën se përveç burgut, ka edhe një alternative. “I bindur të jesh se me lecka do krehësh dhe do përfundosh në ujërat e Lanës aty ku e ke vendin”, tha Berisha.

Duke e kujtuar që t’i marrë këto ditë si ditë mëshire, ai ka theksuar se dy janë rrugët e vetme të Ramës.

“Ta ketë të qartë se në cdo moment që të vendosin këta qytetarët këtu, ky bulevard do ketë qindra mijëra. Merri këto ditë si ditë mëshire që ti nuk e meriton. Të them si ditë mëshire, se duhet ta kesh të qartë, fundi yt është ose burgu ose fataliteti, rrugë tjetër nuk ke”.

Ish kryeministri ka paralajmëruar prerë edhe punonjësit e administratës të mos zbatojnë formularin për të cilët janë urdhëruar për zgjedhjet, pasi nëse e bëjnë do të qërrohen.

“Qëndroni punonjës të denjë të ligjit dhe jo zagarë të krimit, çakenj të Edi Ramës”, tha Berisha.

E. L.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here