Berisha: Rama të hajë ngjalat, ne vazhdojmë

0

Kryeministri Sali Berisha zhvilloi sot një takim me banorët e komunës së Kasharit, të cilëve u premtoi se qeveria e drejtuar prej tij do të marrë të gjitha hapat e nevojshëm për zhvillimin dhe modernizimin e mëtejshëm të zonave rurale.

Në takimin me banorët e kësaj zone ai nuk la pa “thumbuar” edhe kryetarin e opozitës shqiptare. “Le t’i lëmë Ramës të hajë ngjalat dhe ne të merremi me investimet”, theksoi z. Berisha, duke shtuar se Edi Rama la 250 km rrugë dhe rrugica të pashtruara kur u largua prej drejtimit të Bashkisë së Tiranës.

Kryeministri premtoi vendosjen e një harte digjitale në lidhje me pronësinë e tokës. Ai u shpreh se do të autorizojë kryetarët e komunave për të shpërndarë certifikatat mbi pronësinë e tokës.

Kryeministri Sali Berisha përgëzoi banorët e Kasharit për zhvillimin ekonomik të kësaj komune, që sipas tij ka lënë mbrapa edhe shumë qytete me emër. “Kashari është shndërruar në qendrën numër 9 më të madhe ne vend për nga ana ekonomike”, theksoi ai.

Kryeministri Sali Berisha e mbylli takimin me banorët e Kasharit duke premtuar se gjatë katër viteve të ardhshme zonat rurale do të kenë zhvillim infrastrukturor të njëjtë me qytetet. /Erta Troci/

 

berisha

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here