Berisha: Rama po provokon shqiptarët me Enver Hoxhën

Berisha: Rama po provokon shqiptarët me Enver Hoxhën

Idetë e hedhura nga kryeministri i ri Rama, gjatë takimit me arkitektët e huaj për restaurimin e objekteve të komunizmit, kanë sjellë reagimin e Berishës. Gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë, Berisha u shpreh se Rama nuk duhet të provokojë shqiptarët. ‘’Ai tregoi adhurimin e tij për Enver Hoxhën. Unë i them të mos provokojë,

Idetë e hedhura nga kryeministri i ri Rama, gjatë takimit me arkitektët e huaj për restaurimin e objekteve të komunizmit, kanë sjellë reagimin e Berishës.

Gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë, Berisha u shpreh se Rama nuk duhet të provokojë shqiptarët. ‘’Ai tregoi adhurimin e tij për Enver Hoxhën. Unë i them të mos provokojë, nuk është në interesin e tij. Shqiptarët janë të gatshëm të reagojnë ndaj çdo provokimi. Mos provoko shqiptarët me Enver Hoxhën se do të përballesh me zemërimin më të fuqishëm’’, deklaroi ai.

Më tej Berisha është ndalur edhe  në takimin e PS-së  me ekspertët e huaj, ku është shprehur se ishte një dramë me dy akte. Sipas Berishës akti i parë ishte shqetësimi i kreut të PS-së për të marrë 20% të investimeve, duke i dëshmuar shqiptarëve që qëllimi i tij më madhor është të shtie në dorë të gjithë territorin e vendit, frymëzuar kjo nga koha e tij si Kryebashkiak. Ndërsa takimin e ekipit të Ramës me arkitektët e huaj ai e ka komentuar si akti i dytë i dramës, pasi shqiptarët panë ekipin më me padije, injorantë dhe më të paskrupullt.

/Elona Tereziu/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar