Ish – kryeminisri Sali Berisha akuzon keun aktual të ekzekutivit për minim të statusin të vendit kandidat dhe për prishjen e konensusit të arritur më 4 maj, për Ligjin e Shërbimit Civil. Sipas z. Berisha ky veprim po bëhet për të mbajtur në gijotinë administratën publike të vendit. “Të dashur miq, Edvini po prish konsensusin
Ish – kryeminisri Sali Berisha akuzon keun aktual të ekzekutivit për minim të statusin të vendit kandidat dhe për prishjen e konensusit të arritur më 4 maj, për Ligjin e Shërbimit Civil.
Sipas z. Berisha ky veprim po bëhet për të mbajtur në gijotinë administratën publike të vendit. “Të dashur miq, Edvini po prish konsensusin e dates 4 maj duke shtyrë hyrjen në fuqi, sipas parashikimit, të Ligjit për Shërbimin Civil, që ishte njëri nga tre kushtet që Shqipëria të merrte statusin e vendit kandidat. Këtë veprim po e bën për të vendosur në gijotinë administratën publike të vendit, për kualifikimin e të cilës janë shpenzuar qindra milion euro nga shteti dhe partnerët tanë”, – shprehet z. Berisha në “facebook”.
Ish – kryetari i PD – së, gjithashtu përgëzoi administratën me të cilën ai punoi këto 8 vite për përkushtimin dhe zbatimin e projekteve të ndryshme dhe të rëndësishme për vendin. “Eshtë kjo administratë që me aftësitë, përkushtimin e saj, projektoi dhe zbatoi këto 8 vite një univers reformash që bënë të mundur anëtarsimin e Shqipërisë në NATO, firmosjen dhe zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, heqjen e vizave dhe rekomandimin për statusin e vendit kandidat. Këto reforma garantuan rritjen ekonomike, dyfishimin e rrogave dhe pensioneve, ndertimin e mbi 10 mijë km rrugë, 1300 shkollave, 700 ujësjellësave dhe kanalizimeve, 400 qëndrave shëndetesore dhe spitaleve”, – tha ai.
Në fund të komentit të tij, z. Berisha tha se “Rama njeriu që 8 vjet punoi kundër integrimit tani prish konsensusin dhe minon statusin që ishte i sigurt! Ky eshte vetem fillimi”, – përfundon z. Berisha.
/Osman Stafa/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *