Berisha: Rama mashtroi, energjia rritet me 20 %

Ish-Kryeministri i vendit, Sali Berisha akuzon Kryeministrin Edi Rama për fshehjen e rritjes së çmimit të energjisë elektrike. Këtë akuzë ish-kreu i qeverisë e ka bërë përmes një postimi në “Facebook” duke e cilësuar të hidhur rritjen e çmimit me 20% dhe për ketë bën përgjegjës Edi Ramën. Sipas tij Rama nuk e mbajti premtimin

Ish-Kryeministri i vendit, Sali Berisha akuzon Kryeministrin Edi Rama për fshehjen e rritjes së çmimit të energjisë elektrike. Këtë akuzë ish-kreu i qeverisë e ka bërë përmes një postimi në “Facebook” duke e cilësuar të hidhur rritjen e çmimit me 20% dhe për ketë bën përgjegjës Edi Ramën. Sipas tij Rama nuk e mbajti premtimin e për heqjen e TVSH. Për këtë rritje të çmimit të energjisë Berisha akuzoi Ramën duke u shprehur se qytetarët po përballen me çmime të larta të energjisë në faturat aforfe.

“Lajm i hidhur. Rritet me 20% çmimi i energjise, nga Rama qe premtoi ulje me 20% te çmimit te saj

Te dashur miq, shqiptaret sot paguajne energjine me çmim me te larte se te gjithe te tjeret ne rajon. Fundi i ketij viti ishte i parashikuar te niste ulja e çmimit te energjise, pasi Edi Rama premtoi se do te hiqte TVSH-ne per energjine, pra do te ulte me 20% çmimin e saj, por mashtroi. Ai po rrit me 20% çmimin e saj dhe ka rikthyer per 180 mije familje shqiptare faturen aforfe duke i detyruar keto familje te blejne energjine me çmim tre here me te larte sesa kryeministri dhe ministrat e tij. Rama po rrit çminin e energjise per te mbuluar me parate tuaja humbjen dhe vjedhjen prej 3.2 miliard dollare qe ai i shkaktoi vendit me marreveshjen me ÇEZ-in si dhe vjedhjet e administrates se tij te pagesave te energjise nga qytetaret.

Rritja e çmimit te energjise eshte nje barre tjeter e rende mbi supet e lodhura te qytetareve shqiptare, te cilet nuk duhet kurre te pranojne nje barre te tille te rende. Potesta dhe vetem protesta “RAMA IK” eshte shpetimi nga kalvari i taksave, varferise, papunesise dhe mjerimit qe sjell rritja e tyre! “, shkruan Berisha në Facebook

/Objektiv.al/

 

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar