Berisha: Rama ka alergji nga vota

0

Kryeministri i vendit Sali Berisha, ishte sot në Shkodër ku deklaroi se lideri i PS-së, Edi Rama, s’ka program tjetër perveç rritjes së taksave dhe është bllokuesi i marrëveshjes me BE-në.

“Rama me një grup bllokmenësh futi bilbilat në parlament në kohën më të mirë të marrëveshjes me BE-në. Programi i tij ishte kaotik duke mbrojtur taksën progresive. Ai s’ka asnjë program tjetër përvec rritjes së taksave dhe restaurim te bllokut si platformë” – tha ai.

Berisha u ndal dhe në çështjen e Komisionit të Zgjedhjeve ku u shpreh se Rama po përgatitet  të justifikojë humbjen e zgjedhjeve.

“Pasi u tha diplomatëve të huaj që unë po humba nuk njoh zgjedhjet, nuk u shqetësova fare për këtë, se ky zotëri e ka gjenetike alergjinë nga vota.  Në 2009 nuk i njohu zgjedhjet, çdo mandat në atë parlament u firmos nga 7 anëtarë, për atë s’kishte asnjë vlerë, ndaj të bëjë si të dojë, po të dojë ti sjellë, po të doje të mos i njohë zgjedhjet, është çështje e tij, fytyra e maxhorancës është të procedojë me zgjedhje të standardeve dhe po procedon”, – tha Berisha.

Gjithashtu kreu i mazhorancës tha se është i gatshëm të votojë tre ligjet në cdo kohë.

/Armela Ago/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here