Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, dhe deputeti i kësaj partie, Koço Kokëdhima, janë fajtorë për rrënimin e skuadrës së futbollit ‘‘Flamurtari’’. Kështu rezulton sipas kryeministrit Berisha i cili ka postuar një mesazh akuzues në faqen e tij në Facebook në drejtim të dy personave të sipërpërmendur. Sipas Berishës kjo po ndodh pasi dy politikanët
Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, dhe deputeti i kësaj partie, Koço Kokëdhima, janë fajtorë për rrënimin e skuadrës së futbollit ‘‘Flamurtari’’. Kështu rezulton sipas kryeministrit Berisha i cili ka postuar një mesazh akuzues në faqen e tij në Facebook në drejtim të dy personave të sipërpërmendur. Sipas Berishës kjo po ndodh pasi dy politikanët lakmojnë stadiumin e Vlorës.
“Të dashur miq, një lajm i hidhur për sportin shqiptar. Dyshja Rama- Kokëdhima pothuaj shkrijnë Flamurtarin, njërën nga skuadrat më të mira të vendit, me një kontribut të madh në futbollin e vendit dhe histori të pasur me suksese të shumta. Flamurtari në dekada iu dhuroi vlonjatëve dhe shqiptareve ndeshje ndër më të bukurat, më luftaraket dhe më dinjitozet. Modeli Kokëdhima i Apollonisë po ekzekutohet edhe në Vlorë me Flamurtarin. Vlonjate dhe Vlonjatë prapa rrënimit të skuadrës suaj qëndron lakmia Rama-Kokëdhima për stadiumin tuaj. Këtij i thonë ndryshim! Mafia rrënon Flamurtarin. Përpara drejt stadiumit!”,- thuhet në postimin e Berishës në “Facebook”.
/Romina Qama/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *