Berisha: Qeveria e re barrë e rëndë për taksapaguesit

0

Në mbledhjen e sotme të qeverisë, kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar si të fryrë qeverinë  e re të shpallur nga Edi Rama.

Në një prononcim të tillë, Berisha ka bërë një krahasim ndërmjet qeverisë së re me atë të Bjellorusisë duke theksuar se do të jetë një barrë e madhe për shqiptarët.

“Ndërtimi i një qeverie më të madhe se Italia, Spanja, Gjermania dhe të gjitha vendet e tjera të Bashkimit Europian është një thes i rëndë mbi barrën e taksapaguesve shqiptarë.  Problemi është se mbi shpatullat e taksapaguesve shqiptarë do të rëndojë qeveria më e madhe aktualisht ia kalon vetëm Bjellorusia. Bjellorusia ka qeverinë më të madhe sesa qeveria që u shpall sot nga kryeministri i ardhshëm” u shpreh Berisha.

/Rovena Dupi/

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here