Berisha: Potenciale të jashtëzakonshme punësimi

Berisha: Potenciale të jashtëzakonshme punësimi

Gjatë një bashkëbisedimi me fermere të fshatit Gose në Kavaje, kryeministri Sali Berisha, u shpreh se Shqipëria nuk do gradaçelat,  por, zhvillim të fshatit. “Për këtë qeveri, zhvillimi i fshatit është vendimtar për zhvillimin e Shqiperisë. Shqipëria nuk mund të zhvillohet me gradaçela, ajo zhvillohet atëhere kur qytetarët prekin zhvillimin aty ku jetojnë”, – u

Gjatë një bashkëbisedimi me fermere të fshatit Gose në Kavaje, kryeministri Sali Berisha, u shpreh se Shqipëria nuk do gradaçelat,  por, zhvillim të fshatit.

“Për këtë qeveri, zhvillimi i fshatit është vendimtar për zhvillimin e Shqiperisë. Shqipëria nuk mund të zhvillohet me gradaçela, ajo zhvillohet atëhere kur qytetarët prekin zhvillimin aty ku jetojnë”, – u shpreh kryeministri Berisha.

Përveç kësaj, ai pa nga afër plantacionin e mbjelljes së ullirit, proçes  i cili subvencionohet nga qeveria. Më konkretisht, qeveria ka subvencionuar rreth 70 hektarë  me ullinj në këtë fshat, ku kanë  përfituar rreth 100 fermerë  me një  fond prej 200 mijë dollaresh.

“Bujqësia ka një potencial të jashtëzakonshëm prodhimi, ka një potencial të jashtëzakonshëm punësimi dhe ndërtimi i fermave moderne me prodhim të lartë përbën ndërtimin e njësive të sigurta të punësimit.”, – tha z. Berisha.

/Sidorela Jança/ 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar