Berisha: Paketa fiskale shënon fillimin e krizës dhe të mjerimit

0

Buxheti i miratuar sot nga qeveria sjellë reagimin e ish-kryeministrit Berisha në facebook.  Berisha shprehet se Rama ka thyer premtimin për uljen  e taksave për 97% duke i rritur në 100% për qytetarët.

Berisha ka vënë theksin në rritjen prej 120 lekë të akcizës së naftës gjë që do të shoqërohet me rritje të çmimit të naftës dhe energjisë.

“Te dashur miq, Edi Rama, qe vete dhe me zedhenesat e tij premtoi qindra here publikisht uljen e taksave per 97% te shqiptareve, doli dje para tyre si mashtrues i paskrupullt. Ai njoftoi dje rritjen me 120 leke te akcizes se naftes, rritje kjo qe do shoqerohet me rritje stratosferike te çmimit te naftes dhe energjise ne Shqiperi dhe rritje te te gjitha çmimeve ne vend.” shkruan Berisha.

Nga ana tjetër rritja e çmimit të naftës do të shoqërohet me rritjen e kostos dhe çmimit të transportit privat dhe publiK.

Berisha cilëson dyfishimin e akcizës së kafesë dhe rritjen me 50% të akcizës së duhanit , duke u shprehur se ky është një megamashtrim që shënon fillimin e serialit të krizës dhe mjerimit.

“Përveç kesaj Rama duke dyfishuar akcizen e kafes dhe rritur me 50% akcizen e duhanit ka rritur taksen per 100% te qytetareve per kafene dhe per 50% te shqiptareve qe jane duhanpires.”, shkruan ish-kryeministri Berisha.

R.D

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here