Berisha në takim me Haradinajn, Kosova përfshihet në projektin TAP

Berisha në takim me Haradinajn, Kosova përfshihet në projektin TAP

Kryeministri Sali Berisha zhvilloi një takim me kryetarin e Partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, z. Ramush Haradinaj. Në takim, pas interesit të shfaqur nga kreu i AAK-së, është diskutuar edhe për projektin e TAP-it. Kryeministri Berisha e siguroi z. Haradinaj se edhe Kosova do të përfitojë nga projekti TAP, pasi ky projekt ka një rëndësi

Kryeministri Sali Berisha zhvilloi një takim me kryetarin e Partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, z. Ramush Haradinaj.

Në takim, pas interesit të shfaqur nga kreu i AAK-së, është diskutuar edhe për projektin e TAP-it. Kryeministri Berisha e siguroi z. Haradinaj se edhe Kosova do të përfitojë nga projekti TAP, pasi ky projekt ka një rëndësi për sigurinë energjetike jo vetëm të Europës, por edhe të rajonit.

Z. Haradinaj vlerësoi projektet e infrastrukturës të realizuara nga kryeministri Berisha si një mundësi për t’i sjellë më afër shqiptarët.

Haradinaj u shpreh se ka ndjekur me interes zhvillimet politike në Shqipëri dhe përfitoi nga rasti për të shprehur kënaqësinë për partneritetin që AAK ka me PD-në. Të dy bashkëbiseduesit pohuan se shpresojnë në vazhdimësinë e këtij partneriteti edhe në të ardhmen.

/Jola Llozhi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar