Berisha në Kukës: Edvin të pret disfata!

Berisha në Kukës: Edvin të pret disfata!

Kryeministri Sali Berisha prezantoi kandidatët për deputetë të Partisë Demokratike në qarkun e Kukësit, duke deklaruar se vendi po shkon drejt 23 qershorit me arritje dhe suksese të mëdha. Akuzat e kryeministrit për kryetarin e opozitës nuk munguan as në Kukës, për të cilin tha se 23 qershori do të jetë disfata e tij e

Kryeministri Sali Berisha prezantoi kandidatët për deputetë të Partisë Demokratike në qarkun e Kukësit, duke deklaruar se vendi po shkon drejt 23 qershorit me arritje dhe suksese të mëdha.

Akuzat e kryeministrit për kryetarin e opozitës nuk munguan as në Kukës, për të cilin tha se 23 qershori do të jetë disfata e tij e radhës.

“I themi këtij shoku se natyrisht për ty e bukur ishte Shqipëria e etërve të tu, kurse për shqiptarët, Shqiptaria është e bukura e dheut, është Amerika e tyre, është parajsa tokësore. Për ty sot është e shëmtuar, po jo për shqiptarët. Ajo është Amerika e tyre, toka e Zotit, e bukura e dheut. Nëse ti nga autobusi mavi do e shpallësh Shqipërinë spital psikiatrik, mjekohu, qetëso nervat! Disfata të pret, 23 qershori po vjen!”, theksoi kryeministri Berisha gjatë fjalës së tij.

/Bekim Gjana/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar