Berisha në Korçë: Duam besimin tuaj

Berisha në Korçë: Duam besimin tuaj

Kryeministri Sali Berisha, gjatë prezantimit të kandidatëve të Partisë Demokratike në Korçë, kërkoi besimin e qytetarëve për të përfunduar projektin TAP dhe HEC-in e Devollit, gjithashtu edhe për krijimin e vendeve të reja të punës dhe për të mbështetur bujqësinë. “Ne duam besimin tuaj që të marrim 6 miliardë dollarë investime të huaja, vetëm dy

Kryeministri Sali Berisha, gjatë prezantimit të kandidatëve të Partisë Demokratike në Korçë, kërkoi besimin e qytetarëve për të përfunduar projektin TAP dhe HEC-in e Devollit, gjithashtu edhe për krijimin e vendeve të reja të punës dhe për të mbështetur bujqësinë.

“Ne duam besimin tuaj që të marrim 6 miliardë dollarë investime të huaja, vetëm dy projektet gjigante, HEC-i i Devollit dhe TAP do jenë së bashku mbi 2 miliard dollarë investime. Për krijimin e vendeve të punës ne bëmë gjithçka për të mbështetur bujqësinë. Ne duam të 3-fishojmë grantet për fermerët e Korçës. 4 vitet që vijnë do kemi 7 milionë turistë dhe vizitorë. Shqipëria është një Norvegji në gadishullin e Ballkanit. Ne kemi burime të pafundme ujore, në sektorin e energjetikës pritet të hapen mijëra vende pune, nga ndërtimi i shumë HEC-eve”, deklaroi z. Berisha

Duke vazhduar më tej kreu i mazhorancës tha se në katër vitet e ardhshme qytetarët e Korçës do të lëvizin më shpejt në të katra anët e vendit dhe se qëllimi i qeverisë së tij është punësimi dhe ndërtimi  së ardhmes për të rinjtë.

“Në 4 vitet që vijmë do bëjmë të harrohen 4 vitet që shkuan. Në 4 vitet që vijnë do ecim 4 herë më shpejt. Ne besojmë tek liritë, kemi bërë gjithçka që ju të lëvizni në kohën më të shpejtë në të gjitha anët. Ju do shkoni në Tiranë për 1 orë më shpejtë dhe pas 1 viti e gjysmë do shkurtohet edhe 30 minuta më shumë me rrugën e re Qafë Plloç-Qukës. Qëllimi ynë kryesor është që ju të keni punë e të punësoheni, të ndërtoni të ardhmen e fëmijëve tuaj. Ne kemi bërë gjithçka për lulëzimin e biznesit, përgjysmuam taksat e sigurimit, hoqëm tatimin mbi të ardhurat personale, për punonjësin me pagë deri 30 mijë lekë, tërhoqëm 4,2 miliardë investime të huaja që krijuan dhjetëra mijëra vende pune”, tha kreu i Partisë Demokratike.

/Armela Ago/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar