Berisha në Fushë-Krujë: Jemi parti e premtimeve të mbajtuara

Berisha në Fushë-Krujë: Jemi parti e premtimeve të mbajtuara

Kryeministtri Sali Berisha ishte i pranishëm sot paradite në Fushë-Krujë për inaugurimin e rikonstruksionit të Unazës së këtij qyteti. Në fjalën e tij para të pranishmëve kryeministri Berisha premtoi se investimet e Qeverisë do të vazhdojnë për përmirësimin e jetës së qytetarëve. “Inaugurojme një unazë që është jetike për qytetin, e cila në projektin tonë,

Kryeministtri Sali Berisha ishte i pranishëm sot paradite në Fushë-Krujë për inaugurimin e rikonstruksionit të Unazës së këtij qyteti. Në fjalën e tij para të pranishmëve kryeministri Berisha premtoi se investimet e Qeverisë do të vazhdojnë për përmirësimin e jetës së qytetarëve.

“Inaugurojme një unazë që është jetike për qytetin, e cila në projektin tonë, plotëson një infrastrukturë të shkëlqyer për qytetin, modernizon trafikun në këtë qytet, parandalon ndotjen e qytetit dhe krijon një mjedis më të shëndetshem për qytetarët e Fushë-Krujes”, theksoi z. Berisha.

Më tej ai deklaroi se Partia Demokratike shkon në zgjedhjet e 23 qershorit si parti e premtimeve të mbajtura, e investimeve të mëdha në infrastrukturë e kudo, kurse, sipas tij, alternativa tjetër është ajo e bllokimit dhe privimit të vendit nga mijëra euro investime të BE-së.

“Dita e zgjedhjeve  po vjen dhe çdo shqiptar do përdorë votën e tij  për  projektin europian, për integrim, për statusin e vendit kandidat. Emigrantët mbetën pa marrë të drejtën që iu takon. Të rejat dhe të rinjtë nuk kanë mundësi që të shkollohen në universitet e BE-së”, theksoi kryeministri Sali Berisha në fund të takimit me qytetarët e Fushë-Krujës.

/Adisa Sida/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar