Berisha në Fier: Votoni për të ardhmen Evropiane

Berisha në Fier: Votoni për të ardhmen Evropiane

Kryeministri i vendit, Sali Berisha, gjatë prezantimit të kandidatëve në qarkun e Fierit, tha se më 23 qershor shqiptarët duhet të votojnë për të ardhmen e tyre Evropiane. “23 qershori po vjen dhe ne të gjithë së bashku do të dimë të votojmë për të ardhmen tonë evropiane, për statusin e vendit kandidat, për hapjen

Kryeministri i vendit, Sali Berisha, gjatë prezantimit të kandidatëve në qarkun e Fierit, tha se më 23 qershor shqiptarët duhet të votojnë për të ardhmen e tyre Evropiane.

“23 qershori po vjen dhe ne të gjithë së bashku do të dimë të votojmë për të ardhmen tonë evropiane, për statusin e vendit kandidat, për hapjen e negociatave në Bashkimin Evropian. Në këto vite janë ndërtuar mijëra kilometra rrugë dhe atë që kam parë te rruga është fakti se çdo kilometër rrugë është kilometër shprese për njerëzit”, tha ai.

Duke vazhduar më tej, kreu i mazhorancës foli për arritjet që ka pasur këto vite Shqipëria, si antarsimi në NATO. Për t’u ndalur tek tre ligjet të cilat janë rruga për të marrë statusin e vendit kandidat për në BE, kryeministri akuzoi kryesocialistin Rama si përgjegjës për mos votimin e tyre.

“Firmosëm reforma, ia dolëm me vizat, morëm anëtarësimin në NATO dhe u propozua Shqipëria për vend kandidat për BE. Por KE la një detyrë shtëpie, 3 ligje, për të cilat me ndërgjegjësimin e tij, ishte arritur ujdia absolute. Statusin Shqipëria nuk e mori sepse, kreu i opozitës, mori përsipër përgjegjësinë historike të shkelmojë mbi një interes të çdo shqiptari, me atë lehtësi që shkelmoi marrëveshjen e Petro Koçit, shkelmoi KE-në, shkelmoi çdo interes të qytetarëve të Fierit”, deklaroi z. Berisha

Lista e kandidatëve për deputetë në qarkun e Fierit:

1. Sokol Olldashi
2. Mesila Doda
3. Shpëtim Idrizi
4. Kozma Dushi
5. Bedri Miha
6. Myslim Murrizi
7. Florjan Dani
8. Ferdinand Murati

 

/Osman Stafa/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar