Berisha në “Facebook”: Rama ka mashtruar qytetarët

Berisha në “Facebook”: Rama ka mashtruar qytetarët

Kryeministri në detyrë, Sali Berisha, në një postim në faqen e tij zyrtare në Facebook, ka bërë një analizë të mbylljes së një muaji nga koha që kryesocialisti Edi Rama ngriti zyrën e tij si kryeministër. Berisha e ka akuzuar  Ramën se një muaj pas zgjedhjeve të 23 Qershorit ka mohuar premtimet e tij, ka

Kryeministri në detyrë, Sali Berisha, në një postim në faqen e tij zyrtare në Facebook, ka bërë një analizë të mbylljes së një muaji nga koha që kryesocialisti Edi Rama ngriti zyrën e tij si kryeministër.

Berisha e ka akuzuar  Ramën se një muaj pas zgjedhjeve të 23 Qershorit ka mohuar premtimet e tij, ka mashtruar qytetarët dhe ka nisur një revansh antikushtetues.

Mesazhi i Berishës në “Facebook” vijon më tej:

“Revansh, urrejtje dhe mashtrim muaji i parë i piktorit të dështuar Kryeministër!

Të dashur miq, kaloi mbi një muaj nga dita që piktori i dështuar Edi Rama ngriti zyrën e tij të kryeministrit të zgjedhur në selinë mavi.

Veprimtaria një mujore e kryeministrit të zgjedhur mund të përmblidhet në sa vijon:

1- Mohim i premtimeve anti-globaliste me të cilat mori votën.

2 – Revansh anti-kushtetues shpallja e vetes kryeministër i zgjedhur dhe deklarimi i qeverisë së vendit si qeveri kujdestare apo qeveri në detyrë dhe mandat 4.3 vjet për vete.

3- Revansh anti-kushtetues ndaj institucioneve kushtetuese, Presidencës, Prokurorisë, KLD-së, pushtetit gjyqësor.

4- Revansh anti-shtet ndaj administratës publike. Hapja e tenderit për fshesën në administratën publike dhe vendosja si kryefshesare e kushurirës Koleka.

5- Paraqitja e një kabineti shumë më të madh në portofole se sa vende, 20 apo 30 herë më të mëdha se Shqipëria.

6- Përpjekje për të bllokuar me çdo kusht transparencën e mandateve të drogës dhe krimit.

Ky është ndryshim por jo ai për të cilin votuan shqiptarët, por ai që solli piktori i dështuar në muajin e tij të parë. Përpara kundër revanshit dhe mashtrimit!! Sb”

/Elta Liksenaj/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar