Berisha mund të pezullohet për tre muaj?

Etrit Berisha rrezikon të pezullohet nga fushat e lojës për tre muaj, pasi akuzohet nga klubi i Kievos se ka shkelur një kontratë paraprake që kishin nënshkruar së bashku. E përditshmja italiane “Corriere Dello Sport” shkruan se gjatë ditëve të ardhshme FIFA mund të marrë në shqyrtim çështjen e gardianit kuqezi. Sipas pretendimit të Kievos, Etrit

Etrit Berisha rrezikon të pezullohet nga fushat e lojës për tre muaj, pasi akuzohet nga klubi i Kievos se ka shkelur një kontratë paraprake që kishin nënshkruar së bashku. E përditshmja italiane “Corriere Dello Sport” shkruan se gjatë ditëve të ardhshme FIFA mund të marrë në shqyrtim çështjen e gardianit kuqezi.

Sipas pretendimit të Kievos, Etrit Berisha më 28 qershor 2013 kishte nënshkruar një kontratë paraprake me këtë klub, e cila hynte në fuqi më 1 janar 2013. Kjo çështje ndaj portierit të kombëtares shqiptare hapet në kohën kur ai është duke bërë disa paraqitje të shkëlqyera me Lacion në Serinë A dhe në Kupën e Italisë.

/Objektiv.al/  

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar