Berisha – Metës: Sill Ramën t’i kërkoj falje Skraparit

0

Kreu i mazhorancës, Sali Berisha, deklaroi se z. Meta duhet të sjellë në Skrapar Edi Ramën, për t’u kërkuar falje banorëve të kësaj zone, për fyerjet kolektive që i ka bërë kur kreu i LSI – së ishte pjesë e koalicionit me Partinë Demokratike.

“Unë flas lirshëm. Në nuk jam rritur rrëzë Tomorrit, por jam rritur rrëzë Shkëlzenit. Ndaj do t’i kërkoj një gjë Ilir Metës, ta sjellë këtu Edi Ramën të kërkojë falje para skraparllinjëve për fyerjet kolektive që i ka bërë Skraparit e skraparllinjëve. Kaq t’i kërkoni, sepse askush në botë nuk ka të drejtë t’ju fyejë juve kolektivisht”, – theksoi kreu i PD – së.

Duke vazhduar më tej Sali Berisha premtoi se malin e Tomorrit, për potencialin e tij turistik do ta bëjë të njohur në Europë dhe botë. “Zotohem se në katër anët e këtij rrethi tani po ecim drejt Përmetit, shumë shpejt do të ecim drejt Tomorrit, do ta bëjmë të njohur në Europë dhe botë për potencialin e tij të jashtëzakonshëm turistik”, – përfundoi ai.

/Osman Stafa/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here