Berisha: Legalizimet falas, tjetër mashtrim i piktorit

Berisha: Legalizimet falas, tjetër mashtrim i piktorit

Kryeministri në detyrë, Sali Berisha, ka postuar dje një tjetër sulm në rrjetin social “Facebook”, ndaj kryeministrit të zgjedhur, Edi Ramës. Berisha ka komentuar procesin e legalizimeve, të cilin nuk arriti ta përmbushte gjatë 8 vjetëve të mandatit të tij qeverisës. Sipas Berishës, premtimi i Ramës për legalizimet falas, është një tjetër mashtrim i madh

Kryeministri në detyrë, Sali Berisha, ka postuar dje një tjetër sulm në rrjetin social “Facebook”, ndaj kryeministrit të zgjedhur, Edi Ramës.

Berisha ka komentuar procesin e legalizimeve, të cilin nuk arriti ta përmbushte gjatë 8 vjetëve të mandatit të tij qeverisës. Sipas Berishës, premtimi i Ramës për legalizimet falas, është një tjetër mashtrim i madh i tij.

Më tej në postimin e tij Berisha shkruan:

“Të dashur miq, premtimi i bujshëm i “piktorit” për legalizimet falas është edhe mashtrimi tjetër i madh i tij. Kështu, pasi për një muaj me radhë hoqi nga fjalori i tij fjalën legalizim, ai dje njoftoi se këtë 4-vjeçar do bëjë vetëm inventarizim si të banesave, ashtu dhe të frymorëve, të cilëve u premtoi dhjetëra herë gjatë fushatës elektorale legalizimin falas të banesave dhe tokës.

Kësaj i thonë: O burra, ju gënjeva për legalizimin falas, se më duhej vota juaj. Unë jam Edi Rama, prapa më vjen gënjeshtra!”, shkruan Berisha.

/Elta Liksenaj/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar