Berisha: Kryeministri dhe ministrat po i shkatërrojnë vetë zyrat

Berisha: Kryeministri dhe ministrat po i shkatërrojnë vetë zyrat

Ish – kryeministri Berisha ka folur mbi axhendën e Kreministrit Rama në këtë javë të para të qeverisë së re, ku deklaron se kjo qeveri nisi rilindjen me ndërtimin e zyrave në Tiranë, që po i shkatërron vetë dhe vazhdon me promovimin e kullës në New York. “Rama nisi rilindjen në Tiranë me rindërtimin e

Ish – kryeministri Berisha ka folur mbi axhendën e Kreministrit Rama në këtë javë të para të qeverisë së re, ku deklaron se kjo qeveri nisi rilindjen me ndërtimin e zyrave në Tiranë, që po i shkatërron vetë dhe vazhdon me promovimin e kullës në New York.

“Rama nisi rilindjen në Tiranë me rindërtimin e zyrave të tij dhe e vazhdoi me promovimin në New York të kullës që ka me Fidel Yllin. Pra zyrat e kryeministrisë dhe kulla e tij me Fidelin ishin dy çështjet më të rëndësishme të javës së parë të axhendës së Ramës brënda dhe jashtë vendit”, – thotë z. Berisha në faqen e tij në “facebook”.

Më tej ish – kreu i shtetit hodhi akuza se Kryeministri dhe ministrat e rinj po i shkatërrojnë vetë zyrat për t’i rindërtuar pa prokurime dhe ku qëllimi mbetet përfitimi. “Kryeministri dhe ministrat, kur është e nevojshme, bëjnë investime në mjediset e punës por kur i shkatërrojnë vetë zyrat për t’i rindërtuar pa prokurime dëshmojnë se duan thjesht të mbushin xhepat”, – u shpreh ai.

z. Berisha u ndal edhe në takimin e z. Rama në SHBA, ku tha se “Kryeministri dhe qeveritarët e një vendi mund të promovojnë në botë prodhime, potenciale, arritje të vendit tyre, kjo është normale dhe e dobishme. Por kur bëjnë atë që bëri piktori dështak, që në një muze të New York-ut mbajti fjalim për kullën që ka me ortakun e tij, miliarderin e PS Fidel Ylli, kjo është shpërdorim i hapur i pushtetit dhe parave të takspagueseve shqiptar për fitime personale. Kjo është rilindje por më së pari për vete dhe Fidelin!! Ju të tjerët prisni, se ky është vetëm fillimi”, – përfundon komenti i ish – shefit të ekzekutivit.

/Osman Stafa/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar