Berisha: “Infrastrukturë për çdo fshat”

Berisha: “Infrastrukturë për çdo fshat”

Kryeministri Sali Berisha, inaguroi sot rikonstruksionin e rrugës së Kalasë së Dodës në Dibër. Ai ka shprehur se këta banorë kanë qënë të izoluar në mënyrë të pamerituar. “Ju bëj thirrje të gjithë banorëve të kësaj zone, më 23 qershor të votoni për zhvillimin e kësaj zone. Ju jap fjalën se prap kemi rrugë të

Kryeministri Sali Berisha, inaguroi sot rikonstruksionin e rrugës së Kalasë së Dodës në Dibër.

Ai ka shprehur se këta banorë kanë qënë të izoluar në mënyrë të pamerituar. “Ju bëj thirrje të gjithë banorëve të kësaj zone, më 23 qershor të votoni për zhvillimin e kësaj zone. Ju jap fjalën se prap kemi rrugë të tjera për të bërë, ferma për të zhvilluar. Ndaj dhe thirrja ime vllazërore, 5 deputetë duke votuar 44. Mandati i artë, mandati i pestë”, – u shpreh Kryeministri.

Më tej z. Berisha premtoi dhe garantoi ndërtimin e shumë rrugëve të tjera në mënyrë që asnjë komunë apo fshat të mbetet i izoluar sepse vetëm kështu, qeveria në drejtimin e tij, mund të njohë zhvillim.

“Nuk do të ketë asnjë komunë e asnjë fshat të izoluar. Kam qënë i vetëdijshëm se në mënyrë të pamerituar keni qënë të izoluar, keni pasur vështirësi, por unë ju njoh mirë, punëtorë, atdhetarë, trima si ju nuk ka Shqipëria”, – deklaroi Berisha.

/Sidorela Jança/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar