Berisha garanton rritjen e pagave dhe të pensioneve

Në mbledhjen e këshillit të ministrave, kryeministri Berisha njoftoi rritjen e pagave dhe të pensioneve duke u shprehur se do të mbaj premtimin e dhënë. Në fjalën e tij kryeministri theksoi se rritja e rrogave për administartën është një stimul për një performancë më të mirë të saj. “Rritja e rrogave për administratën është një

Në mbledhjen e këshillit të ministrave, kryeministri Berisha njoftoi rritjen e pagave dhe të pensioneve duke u shprehur se do të mbaj premtimin e dhënë.

Në fjalën e tij kryeministri theksoi se rritja e rrogave për administartën është një stimul për një performancë më të mirë të saj.

“Rritja e rrogave për administratën është një stimul për një përkushtim më të madh dhe për një performancë më të mirë por ka bërë edhe më të lakmueshëm vendet në administratë.  PD dhe qeveria e saj u përmbahen disa parimeve shumë solide dhe të drejta në raport me votuesit. Vendimi ishte shpallur që do bëhej në korrik për të shtyrë efektin e presupozuar elektoral të tij”  tha Berisha.

Kryeministri njoftoi se pensionet do të rriten 4%, ndërsa rrogat buxhetore do të rriten më 5.4%, pra dy herë më e madhe se rritja e inflacionit.

“Do të ketë një rritje prej 4 përqind të pensioneve  por rritja e pensioneve në fshat do të jetë 5 përqind, pra dy herë me e madhe se rritja e inflacionit. Me këtë rritje nuk do të ketë pension poshtë 12 mijë e 24 lekë. Ndërsa paga e buxhetorëve do të rritet me me 5.4 përqind, pra rritet me 2.7 herë se inflacioni. Është një rritje e përvitshme në nivelet pak a shumë të vjetshme” u shpreh Berisha.

Berisha foli edhe rreth situtës financiare në vend duke theksuar se të ardhurat janë dyfishuar, shkak i një performance të mirë të instutucioneve të mbledhjes së të ardhurave dhe të ekonomisë shqiptare.

Në fjalën e tij kryeministri i është përgjigjur akuzave të socialistëve për vendimet që po merr qeveria para përfundimit të mandatit të saj. Ai i cilësoi si injorancë deklaratat se është një qeveri kujdestare dhe nuk duhet të marrë vendime.

/Rovena Dupi/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar