Berisha: Fondet e BE-së kërcënohen nga mazhoranca

Berisha: Fondet e BE-së kërcënohen nga mazhoranca

Kryeministri në detyrë Sali Berisha ka deklarur sot nga mbledhja e qeverisë se Shqiperia mund të marrë statusin, por s’mund të përfitojë nga fondet e BE. Këto deklarata ai i bëri duke iu referuar deklaratave të Ramës për rikonstrukturimin e administratës së re, ku dhe ka theksuar se në administratë do të ulen persona që

Kryeministri në detyrë Sali Berisha ka deklarur sot nga mbledhja e qeverisë se Shqiperia mund të marrë statusin, por s’mund të përfitojë nga fondet e BE.

Këto deklarata ai i bëri duke iu referuar deklaratave të Ramës për rikonstrukturimin e administratës së re, ku dhe ka theksuar se në administratë do të ulen persona që nuk kanë dëgjuar më parë për këtë projekt.

“Mbetet problem serioz faktori kushërirë që drejton tenderin e fshesës ndaj administratës, është zgjedhur me përparësi të madhe dhe imagjinoni një investim kolosal që është bërë të futet në rrethin e kuq pa u ulur akoma dhe të zëvendësohet me njerëz që nuk kanë dëgjuar kurrë për këtë projekt, kjo do të thotë se vendi mund të marrë statusin, mund të mos përfitojë fondet që rrjedhin nga marrja e tij. Kërcënimi është shumë serioz, por e rëndësishme është që kjo përbën arritje të madhe për vendin’’, tha ai.

Më tej Berisha ka shtuat se vendi ynë bëhet i pari në rajon, i aftë të prokurojë me institucionet e veta fondet e vëna në dispozicion nga BE-ja.

‘’Nga këto vendime, njëri është më i rëndësishmi, ky është vendimi i decentralizimit të përdorimit të fondeve të Komisionit Europian. Deri këtë vit KE ka prokuruar vetë fondet e tij. Shqipëria arriti të bëhet vendi i parë në rajon që të kualifikokojë administratën e vet për të marrë përsipër prokurimet e fondeve të BE në përputhje me standardet e KE. Janë ngritur njësitë përkatëse, më e madhja është në Minstrinë e Financave, por krahas saj funksionojnë njësitë në të gjitha Ministritë. Shqipëria bëhet vendi i parë në rajon nga vendet që janë me status që krijon institucionet e veta të përdorimit të ndihmës së BE. Kjo përbën arritje të madhe për administratën shqiptare, ky është rezultat i një pune shumë serioze të bërë nga Ministria e Integrimit, Financave dhe Ministritë e linjës për të konsoliduar këto institucione. Një dokument prej 6000 faqesh i është paraqitur KE si dokument bazë për çertifikimin e strukturave nga BE” ka theksuar Berisha gjatë fjalimit të tij.

Por ai nuk ka lënë pa sulmuar dhe Ramën, ku ka theksuar se me bllokimin e statusit kandidat për një periudhë 3 vjeçare ai i ka mohuar qytetarëve shqiptarë qindra miliona dollarë fonde për zhvillim nga BE-ja.

/Elona Tereziu/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar