Berisha: Elbasan – Tiranë vetëm 20 minuta

Berisha: Elbasan – Tiranë vetëm 20 minuta

Kryeministri Berisha përuroi sot rikonstruksionin e rrugës Drizë-Poroçan në rrethin e Gramshit. Në këtë përurim Berisha paralajmëroi gjithashtu edhe hapjen e autostradës Tiranë-Elbasan, brenda 2 ose 3 javëve të ardhshme. “Kjo rrugë u shërben 11 mijë banorëve. Do të bëjë të mundur që banorët e këtyre fshatrave të nxjerrin prodhimet e tyre shumë më me

Kryeministri Berisha përuroi sot rikonstruksionin e rrugës Drizë-Poroçan në rrethin e Gramshit. Në këtë përurim Berisha paralajmëroi gjithashtu edhe hapjen e autostradës Tiranë-Elbasan, brenda 2 ose 3 javëve të ardhshme.

“Kjo rrugë u shërben 11 mijë banorëve. Do të bëjë të mundur që banorët e këtyre fshatrave të nxjerrin prodhimet e tyre shumë më me lehtësi në tregun e Gramshit, Elbasanit dhe shumë shpejt edhe në tregun e Tiranës, 20 minuta nga Elbasani. Rruga është një investim prej 331 milionë lekë dhe bën të mundur realisht zhvillimin e të gjitha potencialeve të kësaj zone. Në rrethin e Gramshit kemi investuar dhe do të investojmë derisa të asfaltohet edhe kilometri  i fundit i rrugëve të këtij rrethi”, – u shpreh kryeministri Berisha.

/Sidorela Jança/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar