Berisha: Do të drejtohemi nga dy qeveri

Berisha: Do të drejtohemi nga dy qeveri

Mbledhja e kreut të LSI-së me ministrat e emëruar nga kjo parti për qeverinë e re nuk ka kaluar pa komentin e kryeministrit Sali Berisha. Berisha me anë të një statusi në rrjetin social Facebook (Fejsbuk) e ka cilësuar këtë si një qeveri të dytë. Sipas Berishës, në katër vitet e ardhshme vendi do të

Mbledhja e kreut të LSI-së me ministrat e emëruar nga kjo parti për qeverinë e re nuk ka kaluar pa komentin e kryeministrit Sali Berisha.

Berisha me anë të një statusi në rrjetin social Facebook (Fejsbuk) e ka cilësuar këtë si një qeveri të dytë. Sipas Berishës, në katër vitet e ardhshme vendi do të drejtohet nga dy qeveri.

“Mblidhet në selinë e LSI-së qeveria “Meta”! Të dashur miq, sot në selinë e LSI-së, sipas shembullit të Piktorit të disa ditëve më parë, u mblodh nën drejtimin e kryetarit të Parlamentit qeveria  “Meta”. Ky është ndryshim! Përpara me dy qeveri! SB”, shkruan Berisha në Facebook duke iu referuar edhe mbledhjes që kryesocialisti Rama zhvilloi vetëem me ministrat e PS-së pak ditë më parë.

/Romina Qama/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar