Berisha: Do mbaj premtimin për ritjen e pagave dhe pensioneve

Berisha: Do mbaj premtimin për ritjen e pagave dhe pensioneve

Reagimi i kryeministrit vjen menjehere pas lajmeve në media, se rritja e pagave e pensioneve, e projektuar të hynte në fuqi në 1 korrik, duket se është lënë mënjanë. Berisha në këtë mënyrë siguron se do mbajë premtimin edhe pse nuk do të jetë më në krye të qeverisë në 4 vitet e ardhshme. Kryeministri

Reagimi i kryeministrit vjen menjehere pas lajmeve në media, se rritja e pagave e pensioneve, e projektuar të hynte në fuqi në 1 korrik, duket se është lënë mënjanë. Berisha në këtë mënyrë siguron se do mbajë premtimin edhe pse nuk do të jetë më në krye të qeverisë në 4 vitet e ardhshme.

Kryeministri në një postim në rrjetin social fajsbuk (facebook) shkruan: “Të dashur miq, rrogat dhe pensionet do rriten. Ne mbajmë premtimet! sb” .

Ndërkohë, pas deklaratës së kryeministrit Berisha Ministria e Financave vendosi datën 15 korrik si afati për rritjen e pagave dhe pensioneve. Ministria argumenton se një rritje e tillë është parashikuar në ligjin e buxhetit. Efekti që do ketë rritja e pagave dhe pensioneve përllogaritet në 2.5 miliardë lekë.

/Sonila Duka/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar