Berisha dënon aktet në Egjipt, ndërkombëtarët të ndalin masakrën

Berisha dënon aktet në Egjipt, ndërkombëtarët të ndalin masakrën

Mbi zhvillimet në Egjipt ka reaguar edhe Kryeministri Sali Berisha, i cili nëpërmjet një postimi në Facebook, ka dënuar masakrat ushtarake të Kajros ndaj popullsisë civile . Berisha shprehet se këto zhvillime tragjike tregojnë fytyrën e vërtetë të qeverisë që u largua dhe që me gjak dhe hekur po përpiqet të rikthejë regjimin barbar të Mubarakut. “Të dashur miq, ditë

Mbi zhvillimet në Egjipt ka reaguar edhe Kryeministri Sali Berisha, i cili nëpërmjet një postimi në Facebook, ka dënuar masakrat ushtarake të Kajros ndaj popullsisë civile .

Berisha shprehet se këto zhvillime tragjike tregojnë fytyrën e vërtetë të qeverisë që u largua dhe që me gjak dhe hekur po përpiqet të rikthejë regjimin barbar të Mubarakut.

“Të dashur miq, ditë të zeza për popullin mik egjiptian. Junta ushtarake e Kajros kreu dy ditët e fundit një masakër të vërtetë ndaj protestuesve paqësor. Kjo masakër, në të cilën u ekzekutuan qindra, e ndofta mijëra protestues, dëshmon fytyrën e vërtetë të juntës puçiste që u instalua në Kajro pas përmbysjes së Presidentit të zgjedhur me votën e lirë të qytetarëve egjiptian. Këto zhvillime tragjike dëshmojnë se bashkëpunëtorët e afërt të Mubarakut po rikthejnë me gjak dhe hekur regjimin e tyre barbar,’’ shkruan Berisha në profilin e tij në Facebook.

Më tej Berisha, duke shprehur miqësinë e kombit shqiptar me atë egjiptian, thotë se qeveria shqiptare dënon këto akte dhe bën thirrje për një qëndrim ndërkombëtar të koordinuar për të ndalur masakrën që po çon vendin në luftë civile.

/Romina Qama/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar