Berisha, 10 ditë para zgjedhjeve rritje me 6 % për pagat e pensionet

Berisha, 10 ditë para zgjedhjeve rritje me 6 % për pagat e pensionet

Qeveria në mbledhjen e djeshme miratoi vendimin për rritjen e rrogave dhe të pensioneve. Vetëm 10 ditë kanë mbetur nga zgjedhjet parlamentare dhe kryeministri, Sali Berisha,  ka pohuar se rritja kësaj here do të jetë 6 %. Kryeministri Berisha, sqaroi se vendimi do të hyjë në fuqi pas zgjedhjeve, pasi duhet të mblidhet parlamenti për të

Qeveria në mbledhjen e djeshme miratoi vendimin për rritjen e rrogave dhe të pensioneve. Vetëm 10 ditë kanë mbetur nga zgjedhjet parlamentare dhe kryeministri, Sali Berisha,  ka pohuar se rritja kësaj here do të jetë 6 %. Kryeministri Berisha, sqaroi se vendimi do të hyjë në fuqi pas zgjedhjeve, pasi duhet të mblidhet parlamenti për të votuar këtë akt të rëndësishëm.

Pensionet në fshat dhe  qytet, rrogat e mësuesve, mjekëve  dhe infermierëve janë rritur me 6  %, ndërsa pagat e larta, ku klasifikohen ato të ekzekutivit dhe legjislativit nuk do të rriten. Edhe pse përllogaritja e saktë nuk është kryer  ende burime nga ministria e Financave bëjnë të ditur se fatura  financiare do të arrijë deri në rreth  5 miliardë lekë. Kryeministri Berisha ka njoftuar rritjen e pagave,  por nuk ka shpjeguar se si do të  mbulohet kjo faturë nga buxheti  i shtetit.

Berisha bëri me dije dhe vendimin për miratimin e një shume për dëmshpërblimin financiar të 1040 të përndjekurve politikë, në masën rreth 45 milionë dollarë, si dhe vendime të tjera për shpronësime, dhënie me koncesion etj.

/Erilda Sulika/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar