Berati rrezikon UNESCO-n, shkak ndërtimet pa leje

Berati rrezikon UNESCO-n, shkak ndërtimet pa leje

Qyteti muze i Beratit festoi dje 5-vjetorin e pranimit në UNESCO. 8 korriku i vitit 2008, është data kur qyteti muze i Beratit u pranua në UNESCO. Kjo ditë është përkujtuar me një sërë aktivitetesh kulturore, të cilat kanë nisur me konferencën shkencore të organizuar në qendrën kulturore “Margarita Tutulani” të qytetit. Kanë kaluar vetëm

Qyteti muze i Beratit festoi dje 5-vjetorin e pranimit në UNESCO. 8 korriku i vitit 2008, është data kur qyteti muze i Beratit u pranua në UNESCO. Kjo ditë është përkujtuar me një sërë aktivitetesh kulturore, të cilat kanë nisur me konferencën shkencore të organizuar në qendrën kulturore “Margarita Tutulani” të qytetit.

Kanë kaluar vetëm pesë vite nga hyrja në organizatën botërore, vjen edhe alarmi për rrezikun e daljes prej saj. Shkak për këtë po bëhen ndërtimet e shumta pa leje, që po ia zënë frymën qytetit 2500-vjeçar.

“Ne duhet t’u lëmë brezave jo kopjen e fotografisë së Beratit, por vlerat reale të tij. Nëse nuk merren masa të menjëhershme, por vazhdohet me degradimin e vlerave, Berati do rrezikohet të përjashtohet nga UNESCO”, – ka thënë Pavllo Shkarpa, kryetar i shoqatës “Antipatrea”. Shkarpa kritikoi punën e deritanishme të qeverisë qendrore për mungesë të financimit, mungesë projektesh dhe investimi në zonat muzeale e historike.

Deri më tani përllogariten rreth 35 ndërtime pa leje në zonën muzeale, për të cilat ndonëse thuhet se janë të trashëguara që nga 1990-ta, datimi i ndërtimit të tyre mbetet i paqartë.

në festime u vu re mungesa e përfaqësuesve të qeverisë dhe të Ministrisë së Kulturës, konferenca i filloi punimet me fjalën përshëndetëse të kreut të bashkisë, Fadil Nasufi, i cili pasi falenderoi të gjithë kontribuuesit dhe ata që punuan për përgatitjen e dosjes së Beratit për t’u prezantuar në 8 korrik të vitit 2008 në Kuebek të Kanadasë.

Nasufi u shpreh se: “5 vjet më parë, të gjithë ne e pritëm me gëzim lajmin e shumëpritur të pranimit të Beratit në listën e trashëgimisë botërore UNESCO. Ish-ambasadorja jonë në UNESCO, Tatjana Gjonaj, së bashku me Lorenc Bejkon, ish-drejtor i Institut të Monumenteve të Kulturës, njoftuan nga Kuebeku i Kanadasë vendimin unanim të 21 anëtarëve të trashëgimisë botërore për zgjedhjen dhe pranimin e Beratit si pjesë të trashëgimisë botërore UNESCO, në një ‘sit’ të përbashkët me Gjirokastrën”. Me këtë rast ai ka nënvizuar disa arritje dhe problematika. 

Sipas tij, Berati është shembulli më domethënës i harresës, i braktisjes dhe i mosmbështetjes në këto 4 vitet e fundit me projekte zhvillimi dhe me financime, qoftë edhe në nivelin e emergjencës për qendrat historike e zonat muzeale nga ana e qeverisë aktuale.

/Erilda Sulika/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar