Berati e Gjirokastra: Prizreni në UNESCO

Berati e Gjirokastra: Prizreni në UNESCO

  Edhe pse në ethet e daljes nga UNESCO, Berati dhe Gjirokastra si pjesë e trashëgimisë botërore, ftojnë edhe Prizrenin të bëhen pjesë e një projekti rajonal. Fjalëkyç për këtë iniciativë është rivitalizimi, iniciativë kjo e marrë nga inxhinieri Pavlo Shkarpa dhe e realizuar nga Rigena Marashi dhe Milena Keta. Inxhinieri Shkarpa u shpreh: “Formula

 

Edhe pse në ethet e daljes nga UNESCO, Berati dhe Gjirokastra si pjesë e trashëgimisë botërore, ftojnë edhe Prizrenin të bëhen pjesë e një projekti rajonal. Fjalëkyç për këtë iniciativë është rivitalizimi, iniciativë kjo e marrë nga inxhinieri Pavlo Shkarpa dhe e realizuar nga Rigena Marashi dhe Milena Keta.

Inxhinieri Shkarpa u shpreh:
“Formula e rivitalizimit është një formulë e thjeshtë, por shumë kuptimplotë. Po nuk e njohe një gjë që nuk e dashuron. Nëse nuk e dashuron nuk e ndërton. Ne njohëm Prizrenin, njohëm historinë e tij, njohëm trashëgiminë e tij, njohëm vlerat e tij materiale dhe shpirtërore, këngën, kostumet, dhe pamë dhe arkitekturën e Prizrenit, një arkitekturë vërtet shumë e bukur”.

Studiues  të forumit Antipatrea si dhe intelektualë të  institutit të Monumenteve po aq  dhe Bashkia e Tiranës, kanë nisur këtë verë lobimin, Prizreni në UNESCO.

“Ne në Prizren referuam projektin ‘Vëlla Berati dhe motër Gjirokastra kërkojnë vëlla Prizrenin në UNESCO”-
tha Marashi.

 

Ndërkohë që Milena Keta u shpreh mbi këtë çështje:
“Duke qenë se Gjirokastra e Berati aktualisht janë në UNESCO, duke qenë se edhe Prizreni është një qytet i trevave shqiptare, bëmë këtë lloj lidhjeje, pasi edhe vetë historia në vite tregon se ka pasur lidhje mes këtyre qyteteve. Edhe elementët që kanë bërë që Gjirokastra dhe Berati të jenë në UNESCO janë të vlefshme edhe për Prizrenin”
.

 

/Bekim Bici/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar