Prokuroria e Beratit dërgon për gjykim kërkesën ndaj shtetasit Syrja Gjoka, me gradë general-brigade, i akuzuar për “shpërdorim detyre” dhe falsifikim dokumentash”, veprime të kryera në kohën kur ka qenë komandant i bazës ushtarake ajërore në Kuçovë. Hetimi mbi shtetasin Syrja Gjoka ka nisur pas materialit të dhënë nga Policia Ushtarake në muajin nëntor 2013.
Prokuroria e Beratit dërgon për gjykim kërkesën ndaj shtetasit Syrja Gjoka, me gradë general-brigade, i akuzuar për “shpërdorim detyre” dhe falsifikim dokumentash”, veprime të kryera në kohën kur ka qenë komandant i bazës ushtarake ajërore në Kuçovë.
Hetimi mbi shtetasin Syrja Gjoka ka nisur pas materialit të dhënë nga Policia Ushtarake në muajin nëntor 2013. Pas hetimeve të bëra Prokuroria e Beratit ka hedhur dyshime se shtetasi Gjoka ka falsifikuar nënshkrimin e dy personave në një proces-verbal për prishje objektesh në inventarin e bazës ajërore Kuçovë. Veprimet e tij për prishjen e disa objekteve i kanë shkaktuar shtetit një dëm ekonomik mbi 6 milionë lekë të reja.
/Objektiv.al/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *