Beqja: Jemi të vendosur t’ia rikthejmë QSUT-në qytetarëve

Beqja: Jemi të vendosur t’ia rikthejmë QSUT-në qytetarëve

Ministria e Shëndetsisë me në krye drejtuesin e saj, ministrin Ilir Beqja ka filluar sot zbatimin e planit të masave për lirimin e hapësirave publike në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Ai theksoi se është i vendosur për t’i kthyer hapësirat publike të QSUT-së, në shërbim të pacientëve. “Që nga sot nisëm zbatimin konkret të

Ministria e Shëndetsisë me në krye drejtuesin e saj, ministrin Ilir Beqja ka filluar sot zbatimin e planit të masave për lirimin e hapësirave publike në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Ai theksoi se është i vendosur për t’i kthyer hapësirat publike të QSUT-së, në shërbim të pacientëve.

“Që nga sot nisëm zbatimin konkret të planit të masave që kemi marrë për të çliruar mjediset e QSUT-së. Në këtë territor ka shumë aktivitete jo shëndetësore, një pjesë e tyre të padomosdoshme. Ne vendosem t’i largojmë të gjithë. Kjo qendër ka një masterplan shumëvjeçar të zhvillimit dhe ne jemi të vendosur të zbatojmë atë masterplan. Ky plan do të avancojë ditë pas ditë. Jemi të vendosur t’ia rikthejmë QSUT-në qytetarëve”- deklaroi ministri.

Ndërkaq ministri deklaroi se do t`i jepet zgjidhje edhe mungesës së medikamendeve pavarësisht gjendjes financiare të vështirë në të cilën ndodhet QSUT-ja.

“Po punojmë intensivisht për të mundësuar furnizimin e domosdoshëm me barna në të gjitha shërbimet bazë të QSUT-së. QSUT është në gjendje të vështirë, ka borxhe 22 milionë USD. Ne kemi një plan për të shlyer detyrimet e QSUT-së” – tha Beqja.

Ndërsa drejtoresha e re e QSUT-së, Ogerta Manastirliu tha se lirimi i hapësirave publike është vetëm hapi i parë i përmirësimit të cilësisë së shërbimit për pacientët.

“Dita e parë e punës sot është t’i rikthejmë hapësirat publike në funksion të QSUT-së në funksion të pacientëve.”- deklaroi Manastirliu.

/Xhevahir Qardaku/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar