Beqja: Hetim për mjekët për 21 Janarin, Mjekët: Deklaratat tona janë tjetërsuar

Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja, akuzon mjekët e Spitalit Universitar të Traumës për dezinformim me qëllime politike të publikut, në lidhje me ngjarjet e “21 Janarit”. Me anë të një ankese të dërguar pranë Urdhrit të Mjekut të Shqipërisë më datë 13 janar, Beqja kërkon heqjen e të drejtës së ushtrimit të profesionit për një

Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja, akuzon mjekët e Spitalit Universitar të Traumës për dezinformim me qëllime politike të publikut, në lidhje me ngjarjet e “21 Janarit”.

Me anë të një ankese të dërguar pranë Urdhrit të Mjekut të Shqipërisë më datë 13 janar, Beqja kërkon heqjen e të drejtës së ushtrimit të profesionit për një periudhë 3-vjeçare për mjekët Alfred Gega dhe Sami Koçeku.

Në ankesë thuhet se dy mjekët deformuan realitetin dhe dezinformuan publikun, mbi gjendjen shëndetësore dhe shkakun e vdekjes së shtetasve në 11 janar 2011, duke shkelur rëndë “Kodin e Etikës dhe Deontologjisë Mjekësore”. Me ankesën janë bashkëngjitur edhe intervistat e zbardhura, dhënë në atë kohë nga mjekët e mësipërm për televizionin “News 24″, ndërsa kërkohen hetime nga Komisioni Disiplinor i Urdhrit të Mjekut.

Ndërkaq mjekët e akuzuar, përmes një deklarate për “Gazetën Shqiptare”, hodhën poshtë akuzat në adresë të tyre, duke pretenduar se asgjë nuk është zyrtare. Alfred Gega dhe Sami Koçeku thanë për gazetën se fjalët e tyre janë tjetërsuar, videot nuk janë origjinale dhe ajo që pretendon ministri Beqja nuk është e vërtetë.

“Çfarëdolloj deklarate që të bëja unë, ai nuk përbën krim, por është një deklaratë mjekësore. Unë mund të jem i paaftë, mund të jem gjithçka, por është deklaratë mjekësore dhe nuk përbën krim. Ju shikoni origjinalet dhe bëni diferencën”, – tha shefi i Urgjencës, Sami Koçeku.

Dy mjekët e Spitalit Universitar të Traumës, Alfred Gega dhe Sami Koçeku, kanë hedhur poshtë pretendimet e ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, për deformim të realitetit gjatë ngjarjes së 21 janarit. Sipas tyre, deklaratat e bëra gjatë asaj dite, nuk përputhen me tabulatet e zbardhura nga Ministria e Shëndetësisë, ndërsa theksojnë se janë të hapur ndaj çdo hetimi. “Ju si media duhet të shikoni tabulatet dhe të bëni diferencën e madhe midis asaj që thotë ministri me atë çka kam thënë unë. Shikoni, se ka tjetërsim të të dhënave dhe informacionit që kam thënë unë. Çfarëdolloj deklarate që të bëja unë, ai nuk përbën krim, por është një deklaratë mjekësore. Unë mund të jem i paaftë, mund të jem gjithçka, por është deklaratë mjekësore dhe nuk përbën krim. Ju shikoni origjinalet dhe bëni diferencën”, – tha në një prononcim për “Gazeta Shqiptare”, shefi i Urgjencës, Sami Koçeku.

Ndërsa Gega, në ate kohë nëndrejtor i Spitalit Ushtarak,  tha se ai është i mbrojtur nga deklarata e tij dhe se gjithë të tjerat janë “më the të thashë, më tha i thashë”.

“Unë do të rekomandoja vetëm diçka: Mund të shikoni deklaratën time të 21 janarit. Është vetëm një deklaratë që unë kam bërë në fund të ditës dhe komentet bëjini si të doni, por unë kam bërë vetëm një deklaratë në cilësinë e nëndrejtorit të spitalit”,- tha mjeku Gega.

 

/Romina Qama/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar