Beqaj:Në maj nis furnizimi i spitaleve me barna

Prokurimet publike për blerjen e barnave në spitalet e vendit pritet të përfundojnë gjatë muajit maj, ku institucionet shëndetësore do të kenë një furnizim të plotë me medikamente. “Kemi nisur një proces që në rastin normal nga mesi ose fundi i majit fillon furnizimin e plotë. QSUT dhe spitale të tjera janë në proces negocimi

Prokurimet publike për blerjen e barnave në spitalet e vendit pritet të përfundojnë gjatë muajit maj, ku institucionet shëndetësore do të kenë një furnizim të plotë me medikamente.

“Kemi nisur një proces që në rastin normal nga mesi ose fundi i majit fillon furnizimin e plotë. QSUT dhe spitale të tjera janë në proces negocimi për të bërë furnizimin e këtyre javëve. Por ende do të ketë në spitalet tona njerëz që marrin një recetë në dorë dhe kërkojnë që këto barna t`i blihen. Sepse në radhë të parë spitalet tona bëjnë edhe vizita ambulatore që do të thotë që merren receta, barnat e të cilave duhet të merren në farmaci. I merr me rimburësim 100 përqind ose e merr me rimbursim të pjesshëm kjo është një skemë tjetër” tha Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

Gjithashtu Beqaj theksoi se në spitale do të ketë më shumë ilaçe  pasi janë rritur fondet në dispozicion të barnave ku janë përfshirë alternativa më pak të kushtueshme dhe TVSH-ja është ulur me 10%.

Ministri Beqja tdeklaroi se një pikë e fortë do të jetë edhe forcimi i sistemit të monitorimit mbi gjendjen e farmacive të spitaleve. Çdo medikament i mbetur stok, do të përdoret aty ku ka nevojë.

Këto deklarata u bënë gjatë një konfernce, ku drejtoresha e QSUT-së, Ogerta Manastirliu tha se buxheti i QSUT-së është rritur nga 1,7 miliardë në 2,2. Ndërkohë që ka patur shtesa në medikamente në pavionit e onkologjikut, kardiologjisë , hermodinamikës,  si dhe kite e reagentë për laboratorët.

/Enkeleda Cami/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar