Beqaj: Kosova ka rritjen ekonomike më të lartë në rajon

Ministri Financave i qeverisë në largim, Besim Beqaj, tha se Kosova ka zhvillimin më të madh ekonomik në rajon. Gjatë fjalës së tij në Samitin e Ministrave të Financave dhe Guvernatorëve të Bankave Qëndrore të Rajonit, organizuar nga Mali i Zi, ministri Beqaj tha se gjatë 2013-ës rritja ekonomike e Kosovës ishte 3.1%, ndërsa borxhi

Ministri Financave i qeverisë në largim, Besim Beqaj, tha se Kosova ka zhvillimin më të madh ekonomik në rajon.

Gjatë fjalës së tij në Samitin e Ministrave të Financave dhe Guvernatorëve të Bankave Qëndrore të Rajonit, organizuar nga Mali i Zi, ministri Beqaj tha se gjatë 2013-ës rritja ekonomike e Kosovës ishte 3.1%, ndërsa borxhi publik më i ulëti në rajon. Ai njoftoi ndër të tjera se Kosova është një nga 5 vendet më reformatore në krijimin e kushteve për biznesin dhe ka rritur renditjen e vet me 40 vende.

Beqaj shtoi se aktualisht po punohet për zbatimin e programit për punësim dhe zhvillim ekonomik. Përveç kësaj Kosova ka një plan gati edhe për luftën kundër ekonomisë informale, pastrimit të parave, terrorizmit dhe krimeve financiare.

Ai tha se në trevjeçarin e ardhshëm Kosova do të arrijë një rritje ekonomike prej 5%, ndërsa po bën hapa të rëndësishëm për uljen e papunësisë.

/Romina Qama/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar