Benitez tek Inter nuk me perfillën

Benitez tek Inter nuk me perfillën

Bosi i Napolit, Rafa Benitez, ka shprehur frustrimin e tij me periudhën që ka kaluar te Interi, duke thënë se Nerazzurët refuzuan që të dëgjojnë idetë e tij. Benitez nënshkroi me Interin pas largimit të Mourinhos dhe forma katastrofike nën ish-trajnerin e Liverpoolit ka bërë që zikaltrit ta dërgojnë në shtëpi ish-kampionin e Evropës, i

Bosi i Napolit, Rafa Benitez, ka shprehur frustrimin e tij me periudhën që ka kaluar te Interi, duke thënë se Nerazzurët refuzuan që të dëgjojnë idetë e tij.
Benitez nënshkroi me Interin pas largimit të Mourinhos dhe forma katastrofike nën ish-trajnerin e Liverpoolit ka bërë që zikaltrit ta dërgojnë në shtëpi ish-kampionin e Evropës, i cili ende nuk mund të qetësohet nga frustrimi që ka fituar prej ekipit që kurrë nuk ka qenë në Serie B.

“Preferoj që të kujtoj vetëm kohërat pozitive te Interi. Për shembull, fakti që fituam Superkupën e Italisë dhe Kupën e Botës për Klube.  Sidoqoftë, shumë njerëz bëjnë gjykime pa ditur mirë se çka ndodhi. E vërteta është se klubi dhe stafi teknik u ulëm për të biseduar për ndryshimet, largimet dhe transferimet të cilat u premtuan, por kurrë nuk ndodhën.  Për këtë arsye unë u largova atë sezon dhe për këtë arsye Interi dështoi atë sezon dhe besoj se për këtë arsye edhe tani gjërat nuk po shkojnë si duhet atje”, ka potencuar Benitez.

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar