Begaj: Mos më paragjykoni!

Romela Begaj kërkon që të mos paragjykohet e akoma më keq të përbaltet në pritje për tu sqaruar gjithçka lidhur me rezultimin pozitiv në një test antidopingu gjatë botërorit të Kazakistanit, ku fitoi medaljen e artë në stilin e shkëputjes. “Ne emer te te gjithe dashamiresve te mi, ne emer te gjithe atyre viteve sakrifice per te realizuar endrrat dhe

Romela Begaj kërkon që të mos paragjykohet e akoma më keq të përbaltet në pritje për tu sqaruar gjithçka lidhur me rezultimin pozitiv në një test antidopingu gjatë botërorit të Kazakistanit, ku fitoi medaljen e artë në stilin e shkëputjes.

“Ne emer te te gjithe dashamiresve te mi, ne emer te gjithe atyre viteve sakrifice per te realizuar endrrat dhe per gjithe ato arritje, ju tregoj se jane shume djerse, shume mundime dhe shume sakrifice. Do tju kerkoja mirekuptim deri ne perfundimin e procesit te rishikimit. Endrrat per te ardhmen dhe sakrificat nuk hidhen poshte, nuk humben per arsye te panjohura akoma. Falenderoj te gjithe ata qe me kane mbeshtetur dhe vazhdojne te me mbeshtesin. Me rrespektRomela Begaj!!”, shkruan kampionia e Botës në profilin e saj në facebook.

Nëpërmjet këtij komenti, peshëngritësja shqiptare e cila ndodhet në Gjermani për kryerjen e kundëranalizave, lë të kuptohet se e ka të paqartë shkakun e rezultimit pozitive në testin e antidopingut, duke mohuar përdorimin me ndërgjegje të substancës stanozolol.

Federata Botërore e Peshëngritjes në publikimin e lajmit për daljen e saj pozitive bëri të ditur se sportistja është e pezulluar për momentin në pritje të rezultateve të testit B, dhe nëse vërtetohet se Begaj nuk ka përdorur asnjë substancë të ndaluar dhe rezultati i analizave të para nuk ka qenë i saktë, atëherë ajo mund të mbajë medaljen e artë që fitoi në Botërorin e Kazakistanit.

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar