Bedër, zhvillohet workshopi mbi lirinë e medias dhe shfaqet pjesa e parë e serialit “Katrori i Pushtetit”

Bedër, zhvillohet workshopi mbi lirinë e medias dhe shfaqet pjesa e parë e serialit “Katrori i Pushtetit”

  Nga Entela Capo Ditën e djeshme, në ambientet e Kolegjit Universitar “Bedër”, u organizua workshop-i me temë “Liria e Medias”. Ky workshop ishte një bashkëpunim mes rrjetin “Barazi në Vendimarrje” dhe Departamentit të Shkencave të Komunikimit. Studentëve ju prezantua nisma “Make it Visible” e përfaqësuar nga Edlira Çepani, koordinatore e kësaj nisme. Gjithashtu u

 

Nga Entela Capo

Ditën e djeshme, në ambientet e Kolegjit Universitar “Bedër”, u organizua workshop-i me temë “Liria e Medias”. Ky workshop ishte një bashkëpunim mes rrjetin “Barazi në Vendimarrje” dhe Departamentit të Shkencave të Komunikimit.

Studentëve ju prezantua nisma “Make it Visible” e përfaqësuar nga Edlira Çepani, koordinatore e kësaj nisme. Gjithashtu u transmetua episodi i serialit artistik “Katrori i pushtetit”, një prodhim i “Era Film”, i frymëzuar nga realiteti i gazetarisë investigative në mediat shqiptare. Më tej u zhvilluan diskutime me ekspertët mbi Lirinë e Medias në Shqipëri. 

Të ftuar në këtë workshop ishin, Robert Budina, Drejtor dhe skenarist i serialit “Katrori i pushtetit”, Klodiana Lala, Gazetare, Aulon Kalaja, Aktivist dhe Gazetar

Gjatë workshopit pati diskutime midis ekspertëve dhe studentëve të KUB, të cilët si gazetarë të ardhshëm dhe jo vetëm, kishin pikëpyetjet e tyre në lidhje me problematikat që përballet gazetaria në vendin tonë.

Episodi që u transmetua, ngjalli mjaft diskutim dhe kureshtje tek studentët, kjo për faktin se ky prodhim nëpërmjet “katrorit”, Politikë, Biznes, Krim dhe Media,  transmetoi përballjen e vështirë të gazetarit, gjetjen e të vërtetës dhe sfidave për mbijetesë të tij.

Liria e Medias, ishte një tjetër element kryesor i serialit, i cili në shumë drejtime kufizohet, nisur nga vetë redaksia, ku gazetarët imponoheshin nga “shefat” e tyre në lidhje me lajmet, kronikat e tyre duke ngritur dilema ne duhet të publikoheshin apo jo.

Përgjatë workoshopit, diksutimet u hapën edhe në benefitet që iu ofrohen gazetarë në forma dhe mënyra të ndryshme, kërcënimi i vendeve të punës, marrëdhëna me pushtetin, etj.

Një gazetar i mirë duhet të jetë i lirë sepse në këtë mënyrë ai mund t’i tregojë publikut histori të duhura dhe të vërteta. Ky ishte rezultati i të gjithë diskutimit.

Objektiv.al

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar