Për të nëntin vit radhazi studentët e Departamentit të Drejtësisë pranë Kolegjit Universitar Bedër fitojnë të drejtën për të përfaqësuar Shqipërinë në Konkursin Ndërkombëtar të JESSUP. Këtë vit ekipi i studentëve tanë kaloi me sukses fazën e përballjeve në nivel kombëtar, ku përballë ishte caktuar një ekip nga Universiteti Epoka. Jessup është konkursi ndërkombëtar më
Për të nëntin vit radhazi studentët e Departamentit të Drejtësisë pranë Kolegjit Universitar Bedër fitojnë të drejtën për të përfaqësuar Shqipërinë në Konkursin Ndërkombëtar të JESSUP. Këtë vit ekipi i studentëve tanë kaloi me sukses fazën e përballjeve në nivel kombëtar, ku përballë ishte caktuar një ekip nga Universiteti Epoka.
Jessup është konkursi ndërkombëtar më i madh në botë për studentët e drejtësisë, me pjesëmarrës nga më shumë se 800 universitete nga mbarë bota. Raundet ndërkombëtare do të mbahen në 24 Mars – 10 Prill 2022.
Konkursi konsiston në një inskenim të çështjes me të cilën grupi i studentëve të Drejtësisë, përbërë nga: Razije Hela, Sibora Çela, Efi Bilali dhe Xhenis Kllogjri do të përfaqësojnë Shqipërinë në këtë edicion të kompeticionit. Studentët janë asistuar nga trajnerët Daniel Klingenberg, Elvis Lika dhe Gentjan Skara.
Të gjendur përballë gjyqtarëve të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, studentët do të parashtrojnë argumentat e përgatitura rreth “Case Concerning Suthan Referendum ” që përfshin tema nga imuniteti diplomatik i dokumentave, interferimi në zgjedhjet elektorale, operacione kibernetike, cënimi i sovranitetit dhe kufizimi i lirisë së shprehjes. Ekipi ka hulumtuar dhe ka përgatitur argumentet thelbësore me gojë për të përfaqësuar çdo anë të mosmarrëveshjes.
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *