BE, reagon ndaj udhëheqësve ukrainas

Bashkimi Evropian ka rënë dakord të vendos disa saksione kundër Ukrainës, përfshirë ngrirjen e zotërimeve dhe ndalimin e vizave. Shënjestra e parë do të jenë personat përgjegjës për dhunën që është shkaktuar  në vite. Catherine Ashton, shefja e e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian tha se blloku me 28 anëtarë do të pezullojë edhe

Bashkimi Evropian ka rënë dakord të vendos disa saksione kundër Ukrainës, përfshirë ngrirjen e zotërimeve dhe ndalimin e vizave.

Shënjestra e parë do të jenë personat përgjegjës për dhunën që është shkaktuar  në vite.

Catherine Ashton, shefja e e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian tha se blloku me 28 anëtarë do të pezullojë edhe licencat e eksportit për pajisje policore kundër protestave që përdoren për të shtypur kundërshtarët.

“Është plotësisht e qartë se kjo dhunë është plotësisht e papranueshme dhe duhet të ndalet. Duhet të shmanget çdo shkallëzim. Personat përgjegjës për shkelje të të drejtave të njeriut duhet të sillen para drejtësisë”.

Zonja Ashton shprehet se qeveria është përgjegjëse për rivendosjen e rregullit dhe garantimin e sigurisë së popullit.

Ministrat e Jashtëm të Francës, Gjermanisë dhe Polonisë  kanë nisur bisedimet me të dyja palët, ndërkohë që situata sa vjen bëhet edhe më e dhunshme.

Vendimi i Bashkimit Evropian ka ardhur pas një njoftimi nga Shtetet e Bashkuara duke pezulluar vizat e  20 zyrtarëve të lartë ukrainas.

Pezullimet duken shqetësuese për Ukrainën , por pavarsisht nga sanksionet BE-ja e ka lënë të hapur mundësinë e dialogut politik dhe për një marrëveshje asociimi me Ukrainën.

/Rabihana Halili/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar