BE: Plan shpëtimi për bankat

BE: Plan shpëtimi për bankat

Ministrat e Financave të Bashkimit Europian janë gati të zbatojnë planin i cili jo vetëm shpëton bankat e trazuara, por njëkohësisht mbron taksapaguesit nga faturat e mundshme. Pas një tjetër sesioni bisedimesh mes 27 vendeve anëtare të BE-së, ministrat arritën që ta zyrtarizonin marrëveshjen në orët e para të mëngjesit të sotëm. Kjo shihet si

Ministrat e Financave të Bashkimit Europian janë gati të zbatojnë planin i cili jo vetëm shpëton bankat e trazuara, por njëkohësisht mbron taksapaguesit nga faturat e mundshme.

Pas një tjetër sesioni bisedimesh mes 27 vendeve anëtare të BE-së, ministrat arritën që ta zyrtarizonin marrëveshjen në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Kjo shihet si një hap i rëndësishëm përpara drejt synimit të BE-së për t’i futur bankat e saj në një terren të qetë, pas krizave shokuese të kreditimit dhe të eurozonës.

Rregullat përcaktojnë se kush do t’i mbajë humbjet kur një bankë përfshihet në probleme.

Konkretisht në të ardhmen parashikohet që taksapaguesit të jenë të fundit që do t’u faturohen humbjet duke bërë kështu që bankat dhe aksionerët e tyre do të goditen të parët dhe nëse kjo nuk rezulton e mjaftueshme, qeveritë kombëtare do të thirren për t’i ofruar mbështetje.

Po gjatë ditës së sotme në orët që pasojnë 27 krerët e qeverive të anëtarëve të BE-së do të mbajnë një samit për të parë politikat financiare rajonale dhe ekonomike.

Si fokus në këto bisedime do të jetë problemi i papunësisë së të rinjve. E përkthyer në shifra ajo është  mbi 50%, në vendet më të goditura të BE-së.

/Erzen Carja/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar