BE-FMN fonde shpëtimi për Greqinë dhe Qipron

BE-FMN fonde shpëtimi për Greqinë dhe Qipron

Ministrat e financave të eurozonës po zhvillojnë takime në Bruksel në kuadër të ndihmës ekonomike për Qipron dhe Greqinë. Qipro pritet të marrë konfirmimin për 3 miliardë eurot e para të paketës së shpëtimit të saj, e cila u miratua në fillim të këtij viti. Ministrat gjithashtu pritet të nënshkruajnë këstin e fundit të ndihmës

Ministrat e financave të eurozonës po zhvillojnë takime në Bruksel në kuadër të ndihmës ekonomike për Qipron dhe Greqinë.

Qipro pritet të marrë konfirmimin për 3 miliardë eurot e para të paketës së shpëtimit të saj, e cila u miratua në fillim të këtij viti.

Ministrat gjithashtu pritet të nënshkruajnë këstin e fundit të ndihmës së Greqisë, pasi ajo vazhdon të luftojnë për të reformuar ekonominë e saj.

Takimi do të mbahet në mes të shqetësimeve të vazhdueshme edhe për Slloveninë. Sllovenia, e parë si ndjekëse e Greqisë dhe Qipros, po kërkon gjithashtu ndihmë nga autoritetet evropiane.

/Jola Llozhi/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar