BE cakton 3 nëntorin për zgjedhjet lokale të Kosovës

BE cakton 3 nëntorin për zgjedhjet  lokale të Kosovës

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri ka  njoftuar dje se 3 nëntori është vlerësuar në Bruksel si datë e përshtatshme për mbajtjen e zgjedhjeve lokale në Republikën e  Kosovës. Sipas Tahirit, kjo datë është propozuar nga Bashkimi Evropian dhe se duhet mbështetur edhe nga partitë opozitare të cilat e kanë përkrahur dialogun për normalizimin e marrëdhënieve

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri ka  njoftuar dje se 3 nëntori është vlerësuar në Bruksel si datë e përshtatshme për mbajtjen e zgjedhjeve lokale në Republikën e  Kosovës.

Sipas Tahirit, kjo datë është propozuar nga Bashkimi Evropian dhe se duhet mbështetur edhe nga partitë opozitare të cilat e kanë përkrahur dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Tahiri ka thënë  se institucionet e Kosovës duhet ta vlerësojnë këtë dakordim të BE-së që zgjedhjet lokale të mbahen më 3 nëntor dhe në fund të marrin një vendim.

 

 

/ Elta Liksenaj /

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar