BE, 95 milion euro për Shqipërinë

BE, 95 milion euro për Shqipërinë

Shqipëria përfiton 95 milionë euro fonde gjatë vitit 2013 në kuadrin e programit IPA që Bashkimi Europian akordon për vendet që aspirojnë të antarësohen në BE. Kjo ndihmë e BE-së është fokusuar në drejtimet thelbësore që do të ndihmojnë Shqipërinë të përafrohet me standartet e kërkuara ndërkombëtare. Fushat në të cilat do të kontribojë kjo

Shqipëria përfiton 95 milionë euro fonde gjatë vitit 2013 në kuadrin e programit IPA që Bashkimi Europian akordon për vendet që aspirojnë të antarësohen në BE.

Kjo ndihmë e BE-së është fokusuar në drejtimet thelbësore që do të ndihmojnë Shqipërinë të përafrohet me standartet e kërkuara ndërkombëtare.

Fushat në të cilat do të kontribojë kjo shumë janë ajo e drejtësisë dhe punëve të brendëshme, për forcimin e aftësive të institucioneve në luftën kundër krimit të organizuar, në ruajtjen e kufijve si dhe ndërtimin e një sistemi drejtësie të pavarur dhe efikas.

BE ka mbështetur reformën në administratën publike, ku është promovuar ngritja e një administrate profesionale, me rekrutim të mbështetur te transparenca dhe meritokracia.

Fusha të tjera ku BE ka kontribuar janë edhe infrastruktura, kryesisht në rrugët rurale, por dhe në bujqësi me nxitjen e  konkurueshmërisë së prodhimit vendas.

Marrja e statusit  kandidat për Shqipërinë brenda këtij viti do i rriste ndjeshëm fondet e tilla nga BE-ja.

/Elona Tereziu/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar