BB:Ekonomia Shqiptare rritet me 1.8%

0

Shqipëria  gjatë vitit 2013 ka shënuar rritje ekonomike prej 1.8 për qind.

Sipas raportit të Bankës Botërore rritja ekonomike e Shqipërisë do të mbështetet tek eksportet, dhe një rol pozitiv në ekonominë tonë do të luaj rritja e ndjeshme e prodhimit të energjisë elektrike.

Gjithashtu raporti thekson se norma e papunësisë në Shqipëri është 12.8% dhe papunësia më e lartë është shënuar tek të rinjtë në nivelin 23.6 për qind.

Banka Botërore e këshillon Shqipërinë që të ketë kujdes në monitorimin e borxhit publik.

/Enkeleda Cami/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here