BB dhe FMN: Në 2014 2% rritje ekonomike

0

Rritja ekonomike e vendit tonë sipas Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar  pritet të jetë jo më pak se 2%. Njëzëri dy institucionet kanë publikuar dje  raportet respektive për Europën Juglindore dhe Qëndrore, rajon ku bën pjesë dhe vendi jonë .

Sipas BB janë vënë në gjumë motorët të cilët drejtojnë rritjen ekonomike në Europë dhe Azi.

Ndërsa për Shqipërinë BB parashikon nje rritje të GDP-së me 2%  deri në fund të vitit. Në raport përmenden dhe  problemet e papunësisë në  tërësi . Janë vëzhguar 2 periudha  ajo e krizës gjatë viteve 2008-2010 dhe e postkrizës 2010-2014.Të dhënat tregojnë se një pjesë e mirë e vendeve kanë  dalë nga situata  dhe shfaqin një rënie të papunësisë, por Shqipëria vazhdon ende të jetë prezente në listën e vendeve me rritje të papunësisë. Sipas  të njwjtit raport  duke përjashtuar Maqedoninë të gjitha vendet e Ballkanit nw 4 vitet e fundit kanë shfaqur rritje të papunësisë.

Për vendin tonë FMN  ka mbajur konstant parashikimin për rritje  prej 2.1%  të ekonomisë. Megjithse të dhënat e fundit të INSTAT  venë në dukje një tremujor të dytë  me një rënie prej 0.6 %.Raporti bën të ditur dhe hapsirat e shtetit për të ndërhyrë me anë të politikave fiskale dhe monetare. Për vendin tonë ngelen ende të paqarta hapsirat fiskale  pasi  nuk ka ende një raport përfundimtar nga ana e FMN. Nga  ana tjetër  hapsira monetare lidhet direkt me bankat dhe me politikën e uljes së interesit nga Banka Qëndrore.

/Arjola Hajdini/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here