Rritja ekonomike e vendit tonë sipas Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar pritet të jetë jo më pak se 2%. Njëzëri dy institucionet kanë publikuar dje raportet respektive për Europën Juglindore dhe Qëndrore, rajon ku bën pjesë dhe vendi jonë . Sipas BB janë vënë në gjumë motorët të cilët drejtojnë rritjen ekonomike në Europë
Rritja ekonomike e vendit tonë sipas Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar pritet të jetë jo më pak se 2%. Njëzëri dy institucionet kanë publikuar dje raportet respektive për Europën Juglindore dhe Qëndrore, rajon ku bën pjesë dhe vendi jonë .
Sipas BB janë vënë në gjumë motorët të cilët drejtojnë rritjen ekonomike në Europë dhe Azi.
Ndërsa për Shqipërinë BB parashikon nje rritje të GDP-së me 2% deri në fund të vitit. Në raport përmenden dhe problemet e papunësisë në tërësi . Janë vëzhguar 2 periudha ajo e krizës gjatë viteve 2008-2010 dhe e postkrizës 2010-2014.Të dhënat tregojnë se një pjesë e mirë e vendeve kanë dalë nga situata dhe shfaqin një rënie të papunësisë, por Shqipëria vazhdon ende të jetë prezente në listën e vendeve me rritje të papunësisë. Sipas të njwjtit raport duke përjashtuar Maqedoninë të gjitha vendet e Ballkanit nw 4 vitet e fundit kanë shfaqur rritje të papunësisë.
Për vendin tonë FMN ka mbajur konstant parashikimin për rritje prej 2.1% të ekonomisë. Megjithse të dhënat e fundit të INSTAT venë në dukje një tremujor të dytë me një rënie prej 0.6 %.Raporti bën të ditur dhe hapsirat e shtetit për të ndërhyrë me anë të politikave fiskale dhe monetare. Për vendin tonë ngelen ende të paqarta hapsirat fiskale pasi nuk ka ende një raport përfundimtar nga ana e FMN. Nga ana tjetër hapsira monetare lidhet direkt me bankat dhe me politikën e uljes së interesit nga Banka Qëndrore.
/Arjola Hajdini/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *