BB: Amnistitë krijojnë një moral të gabuar

BB: Amnistitë krijojnë një moral të gabuar

Proceset e legalizimeve apo amnistitë vlerësohen nga Banka Botërore si procese të mira, por përsëritja e vazhdueshme krijon një moral të gabuar te biznesi dhe individi, duke sjellë mospagesë të takasave ose zënie të paligjshme të pronës. Drejtoresha e Bankës Botërore në Tiranë, Kseniya Lvovsky, thotë se detyra e qeverisë  është të fokusojë punën në

Proceset e legalizimeve apo amnistitë vlerësohen nga Banka Botërore si procese të mira, por përsëritja e vazhdueshme krijon një moral të gabuar te biznesi dhe individi, duke sjellë mospagesë të takasave ose zënie të paligjshme të pronës.

Drejtoresha e Bankës Botërore në Tiranë, Kseniya Lvovsky, thotë se detyra e qeverisë  është të fokusojë punën në hartimin e një sistemi të duhur dhe të kujdesshëm.

“Amnistia fiskale dhe legalizimet mund të trajtohen të dyja, sepse të dyja kanë ngjashmëri dhe rekomandimet tona sa u përket të dyjave, kanë gjithashtu ngjashmëri. Nuk është e rëndësishme pse bëhen, por si bëhen, në mënyrë që të parandalohet përsëritja e tyre. Ne kemi informacion që ka një valë legalizimesh përpara zgjedhjeve dhe një numër edhe më i madh pronash për t’u legalizuar pas zgjedhjeve, por ajo që është e rëndësishme është që të ketë një sistem të duhur që ta bëjë këtë proces me kujdes dhe të mos ketë valë pas vale legalizimesh, që do të nxiste zënien në mënyrë të paligjshme të pronave”, thotë znj. Kseniya Lvovsky.

Banka Botërore i ka parashtruar qeverisë alternativat për 80 mijë ndërtimet e mbetura jashtë procesit të legalizimit dhe i ka parë nga afër si po kryen legalizimet dhe amnistia, duke i paraqitur qeverisë rekomandimet e saj.

/Enkeleda Cami/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar